Ilire Dauti: Para barazisë gjinore duhet të kapërcejmë pabarazinë njerëzore

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka marrë pjesë në Konferencën e V-të mbarëkombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, të organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë të Shqipërisë, në bashkëpunim me UN Women Albania, OSBE-në dhe Bashkinë e Vlorës.

Konferenca u zhvillua nën temën “Gratë në Kuvend dhe proceset demokratike: ligjbërja, dialogu institucional dhe politikat publike”, ku Dauti ishte pjesë e panelit të diskutimit.

Gjatë fjalës së saj, deputetja u ndal te nevoja për një qasje më të gjerë ndaj fuqizimit të grave, duke theksuar se barazia gjinore duhet të shoqërohet me përpjekje për ngritjen dhe zhvillimin e individit në tërësi.

“Në përpjekje për të gjetur rrugën e ngritjes si komb, por edhe si gra, duhet kërkuar në marrjen e masave të ngritjes së njeriut, pavarësisht gjinisë. Besoj që, po e gjetëm mënyrën e ngritjes së njeriut, kemi gjetur edhe mënyrën e ngritjes së gruas”, u shpreh Dauti.

Sipas saj, zhvillimi i individit dhe i shoqërisë duhet të mbështetet para së gjithash përmes sistemit arsimor, shëndetësor dhe social, ndërsa theksoi edhe rolin e familjes në formimin e individit.

“Asnjë nga këto sisteme nuk funksionon drejt nëse ligjet që prekin ato nuk janë të drejta, politikat publike nuk janë të drejta dhe dialogu ndërinstitucional nuk është i shëndoshë”, tha ajo.

Dauti foli gjithashtu për sfidat me të cilat, sipas saj, përballen gratë shqiptare që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo theksoi se përpara arritjes së barazisë gjinore, ato përballen edhe me forma të ndryshme të pabarazisë sociale dhe institucionale.

“Ne gratë shqiptare që jetojmë matanë kufijve fizikë të Shqipërisë e provojmë çdo ditë se si, para se të mbërrish në barazinë gjinore, duhet të kalosh njëherë këtë pabarazinë njerëzore që shfaqet në lloj-lloj formash”, deklaroi Dauti.

Në këtë kontekst, deputetja ngriti shqetësimin për nivelin e investimeve në vendbanimet shqiptare, duke përmendur infrastrukturën, shkollat dhe spitalet.

Sipas Dautit, investimet në këto fusha janë të lidhura drejtpërdrejt me mundësinë për ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar dhe me krijimin e kushteve për barazi dhe mundësi të njëjta për qytetarët.

Konferenca mblodhi përfaqësuese dhe përfaqësues nga fusha e politikës, pushtetit vendor dhe organizatave ndërkombëtare, me fokus te roli i grave në institucionet publike, proceset demokratike, ligjbërja dhe politikat publike.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories