Aksion i madh policor në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 19 persona

Më 2 dhe 3 tetor, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup kanë privuar nga liria 17 persona, të moshave nga 20 deri në 48 vjeç. Shumica e të arrestuarve janë nga kryeqyteti, por ka edhe nga Kriva Pallanka, Kumanova dhe Kërçova.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve tek personat e ndaluar janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, substanca pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, substancë e bardhë në formë kokrrizash, metadon dhe tableta.

Aksioni ka vazhduar edhe në Tetovë. Më 2 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ljubotenska”, policia ka privuar nga liria një 20-vjeçar nga fshati Nerasht. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me substancë pluhuri të bardhë.

Vetëm pesë minuta më vonë, në fshatin Pallaticë, policia ka arrestuar edhe dy persona, 22 dhe 24 vjeç, të cilët po udhëtonin me një automjet “BMË”. Gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të gjithë personat janë arrestuar në përputhje me procedurat ligjore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse pranë organeve kompetente.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories