Mickoski pas takimit me Von der Leyen: Kërkojmë rrugë të qartë drejt BE-së, pa kushte të reja

Pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE, por kërkon që procesi të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe pa kushtëzime të reja bilaterale.
Sipas tij, në takim u diskutua për reformat, dinamikën e integrimit evropian dhe çështjet e hapura me Bullgarinë. Mickoski theksoi se Shkupi kërkon përfshirje më aktive të BE-së për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe respektimin e detyrimeve nga të gjitha palët.
Ai nënvizoi se vendi duhet të vazhdojë reformat në sundimin e ligjit, administratën publike, digjitalizimin, arsimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Mickoski tha gjithashtu se qytetarët duhet t’i ndiejnë përfitimet e integrimit para anëtarësimit të plotë, përmes investimeve, infrastrukturës, tregut të përbashkët evropian dhe mundësive të reja ekonomike.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories