Mexhiti: Në Saat Kullë është rindërtuar e gjithë infrastruktura, nga ujësjellësi deri te asfaltimi

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se në lagjen Saat Kullë është realizuar një projekt i plotë infrastrukturor, i cili, sipas tij, përfshin jo vetëm asfaltimin, por edhe rindërtimin e rrjetit nëntokësor.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti tha se në këtë zonë janë ndërtuar 1,400 metra rrjet i ri i ujësjellësit, me lidhje për çdo shtëpi dhe hidrantë nëntokësorë në çdo rrugë.

Sipas tij, është ndërtuar edhe kanalizim i ri fekal, me lidhjen e të gjitha shtëpive, ndërsa është realizuar edhe kanalizim i ri atmosferik, me gryka të reja për mbledhjen dhe largimin e ujërave nga rrugët.

Në kuadër të projektit, sipas Mexhitit, është larguar asfalti i vjetër dhe janë asfaltuar në tërësi të gjitha rrugët e zonës.

“Pra, jo arnime dhe ndërhyrje sipërfaqësore. Por, ujësjellës i ri. Kanalizim i ri. Drenazhim i ri. Asfalt i ri”, ka shkruar Mexhiti.

Ai e ka përshkruar projektin si një investim të plotë, nga infrastruktura që ndodhet nën tokë deri te rrugët dhe sipërfaqet e reja të asfaltuara.

“Një investim i plotë, prej asaj që nuk shihet nën tokë, deri te rruga që shihet mbi të. Vazhdojmë”, ka përfunduar Mexhiti.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories