Afrim Gashi takon artistin Bajrush Mjaku, uron për 53 vite karrierë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me artistin e mirënjohur Bajrush Mjaku, të cilin e ka përgëzuar për 53 vite të karrierës së tij artistike.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ndarë momente nga takimi me Mjakun, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në skenën artistike.

“Pata kënaqësinë të takoj artistin e mirënjohur Bajrush Mjakun, që për më shumë se pesë dekada ka qenë pjesë e pandashme e skenës sonë”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për artin, kulturën dhe rolin e tyre në formësimin e shoqërisë dhe brezave të rinj.

“Shfrytëzova rastin ta përgëzoj për 53 vite karrierë artistike, të mbushura me pasion, përkushtim dhe dashuri për skenën”, ka theksuar kryetari i Kuvendit.

Gashi e ka cilësuar takimin si një mundësi me vlerë për të biseduar me një artist që, sipas tij, ka ditur ta kthejë përvojën në art dhe artin në kujtesë.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories