U mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Rinor të Komunës së Çairit

Sot, në ambientet e Komunës së Çairit, u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Rinor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Pas formimit të Bordit Iniciues dhe realizimit të thirrjes publike për pjesëmarrje, përfundoi me sukses procesi i formimit të Kuvendit Rinor të Komunës së Çairit.

Kuvendi Rinor do të shërbejë si një hapësirë ku të rinjtë e Çairit do të mund të shprehin idetë, nevojat dhe shqetësimet e tyre, të propozojnë iniciativa dhe aktivitete, si dhe të kontribuojnë në adresimin e çështjeve që i prekin drejtpërdrejt. Përmes tij synohet të krijohet një bashkëpunim më i afërt ndërmjet të rinjve dhe Komunës, duke u dhënë atyre mundësi për përfshirje aktive në zhvillimin e komunitetit.

Hapi i radhës në këtë proces është formimi i Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Çairit, i cili do të përfaqësojë interesat e të rinjve dhe do të kontribuojë në krijimin dhe zbatimin e politikave rinore në nivel lokal.

Komuna e Çairit vazhdon të krijojë hapësira dhe mundësi që zëri, idetë dhe energjia e të rinjve të jenë pjesë aktive e zhvillimit të komunës sonë.

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories