Kasami priti mysafirë nga SHBA në Tetovë: Ndërtim urash bashkëpunimi dhe dialogu

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot priti në zyrën e tij mysafirë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Lee Corder dhe znj. Paula Corder.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe miqësore, ku u shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e bashkëpunimit, ndërtimit të urave mes njerëzve dhe institucioneve, si dhe forcimit të marrëdhënieve mes komuniteteve.

Kasami vlerësoi angazhimin e mysafirëve amerikanë në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve, duke e cilësuar si një kontribut të çmuar për krijimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e dialogut.

“E vlerësoj këtë vizitë si një mundësi të mirë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të vazhduar komunikimin me miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi kryetari Kasami.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories