Digjen makineritë që po punojnë në stadiumin e Shkëndijës në Haraçinë, Beqiri: Zhvillimin nuk mund ta ndal askush

Makineri të angazhuara në ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë djegur, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e cilësuar djegien e makinerive si një goditje ndaj projektit të stadiumit, të cilin ai e përshkruan si projekt në shërbim të sportit, rinisë dhe zhvillimit të komunës.

Beqiri ka bërë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Por një gjë duhet të jetë e qartë: NUK NA NDAL ASKUSH. Punimet do të vazhdojnë. Projekti do të përfundojë. Stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet”, ka shkruar Beqiri.

Sipas tij, Haraçina ka pritur rreth 50 vite për këtë projekt dhe, pavarësisht incidentit, punimet nuk do të ndalen.

Kryetari i komunës ka deklaruar gjithashtu se nuk ndihet i frikësuar nga presionet apo kërcënimet dhe se do ta çojë projektin deri në përfundim.

“Stadiumi do të ndërtohet. Shkëndija do ta ketë shtëpinë e saj”, ka theksuar Beqiri.

Në fund të reagimit të tij, kryetari i Haraçinës e ka përsëritur mesazhin: “STADIUMI I SHKËNDIJËS DO TË NDËRTOHET!”

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories