Vazhdojnë ndërhyrjet në gjelbërimin publik në Çair, aksion në rrugën “Metodija Mitevski”

Në rrugën “Metodija Mitevski”, në lagjen Fushë Tophanë, sot u realizua një tjetër intervenim në gjelbërimin publik.

Tetë drunj u krasitën, ndërsa tre drunj të tharë u prenë dhe u larguan, me qëllim eliminimin e rrezikut dhe mirëmbajtjen e sigurt të hapësirës përreth objekteve të banimit. Në pjesët ku qasja me mekanizëm është e kufizuar, ekipet punuan edhe me metodën e specializuar tree climbing.

Në terren ishte edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i cili ndoqi nga afër realizimin e intervenimeve. Punimet janë pjesë e aksionit më të gjerë të Komunës së Çairit për krasitjen dhe largimin e drunjve të tharë dhe të rrezikshëm në territorin e komunës.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories