Marsh protestues të premten në Sllupçan në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

Në emër të Këshillit organizativ u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në Marshin protestues të premten me 2 tetor 2026, në orën 18.00 në Sllupçan sheshi ”Dëshmori i kombit Beqir Sadiku”, thuhet në njoftimin e Këshillit për protestën.

“Ky marsh organizohet si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit të padrejtë të Dhomave të specializuara ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

U bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, pa dallim, që t’i bashkohen marshit. Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët.

Ftojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, Bashkësinë Fetare Islame, studentët, profesorët, akademikët, intelektualët, artistët, veprimtarët, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët liridashës që dëshirojnë ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore.

Marshi ynë do të jetë paqësor, qytetar dhe dinjitoz. Kërkojmë nga çdo pjesëmarrës të kontribuojë që ai të zhvillohet me qetësi, maturi dhe respekt për rendin publik”, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories