Në Klinikën Infektive ndërroi jetë një pacient me ethe të Nilit Perëndimor!

Një pacient tjetër me ethe të Nilit Perëndimor ka ndërruar jetë gjatë fundjavës në Klinikën Infektive. Bëhet fjalë për një pacient 70-vjeçar nga Komuna e Aerodromit, i cili kishte edhe disa sëmundje të tjera, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Dr. Fadil Cana.

Ai tha se pacienti kishte qëndruar 57 ditë në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht të gjitha masave dhe procedurave të ndërmarra, gjatë fundjavës ndërroi jetë.

Sipas Canës, vetëm një rast i ri i konfirmuar është pranuar më 25 shtator. Aktualisht në Klinikë janë të shtruar shtatë pacientë, dy prej të cilëve kanë gjendje më të rënduar klinike dhe janë transferuar në kujdesin intensiv. Të gjithë pacientët janë të rritur dhe kanë sëmundje shoqëruese. Pacienti i fundit është nga Rosomani, ndërsa të tjerët kryesisht nga Shkupi.

Lidhur me përqindjen e vdekshmërisë krahasuar me numrin e rasteve të konfirmuara në vend, Cana tha se nuk do ta konsideronte të lartë, duke theksuar se statistikat janë brenda niveleve të raportuara edhe në vende të tjera.

Deri më tani, në Klinikën Infektive janë hospitalizuar gjithsej 67 pacientë me formë neuroinvazive të sëmundjes. Prej tyre, 10 kanë vdekur, 50 janë shëruar, ndërsa shtatë pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories