Mexhiti nga Amerika: Rrini rahat, spekulimet nuk e përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët

Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit për një rikthim të mundshëm të tij në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Përmes një statusi në Facebook, Mexhiti thekson se spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën e tij dhe të bashkëudhëtarëve të tij politikë.

“Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”, shkruan Mexhiti.

Ai thotë se vendimet politike i ka marrë gjithmonë bashkë me mbështetësit e tij dhe se u ka qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve të tyre.

“Kur kemi vendosur, unë dhe ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona!”, shprehet ai.
Në fund të reagimit, Mexhiti përcjell një mesazh të shkurtër: “Rrini rahat!”, duke shtuar se qëllimi i tyre mbetet puna për qytetarët.

“Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët”, shkruan Mexhiti.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e Mexhitit.

Të dashur bashkëudhëtarë të rrugëtimit tonë,

Siç e dini, gjithmonë vendimet i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur.

Kur kemi vendosur, unë dhe ju, i kemi qëndruar me fanatizëm deri në fund çdo beteje, i kemi qëndruar besnik parimeve dhe qëndrimeve tona!

Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë. Sepse ia VLEN të punojmë me vendosmëri për një qëllim të vetëm: të bëjmë më të mirën për qytetarët.

Rrini rahat!
Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories