Von der Lajen të premten zbret në Shkup

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin Perëndimor. Ajo të premten do të udhëtojë në Shkup, ku do të ketë takime me presidenten e shtetit, Siljanovska-Davkova, dhe me kryeministrin Mickoski. Më parë, Von der Lajen do t’i vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

“Të mërkurën, pas mbledhjes së Kolegjit të Komisionarëve, presidentja do ta fillojë vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht, ajo do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me presidentin Begaj dhe me kryeministrin Rama. Të enjten, presidentja do ta vazhdojë vizitën në rajon në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe me kryeministrin Albin Kurti. Më pas do të udhëtojë në Podgoricë, në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe me kryeministrin Millojko Spajiq. Më pas, të premten, ajo do të jetë në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe me kryeministrin Hristijan Mickoski”, tha Olof Gil – zëdhënës i KE-së.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories