Dr. Burim Latifi në “ENERGJETIKA 2026”: Tranzicioni energjetik nuk mund të bëhet pa një rrjet të fuqishëm dhe modern

“Tranzicioni energjetik tashmë nuk është zgjedhje. Sfida është ta zbatojmë atë pa rrezikuar stabilitetin dhe në kohë t’i përfshijmë burimet, teknologjitë dhe konsumatorët e rinj”, ishte mesazhi kryesor i drejtorit gjeneral të MEPSO-s, doc. dr. Burim Latifi, në konferencën ndërkombëtare “ENERGJETIKA 2026” të ZEMAK-ut, e cila këto dy ditë po zhvillohet në Strugë.

Sistemi elektroenergjetik po hyn në një periudhë ndryshimesh të shpejta: po rritet prodhimi nga energjia diellore dhe e erës, po zhvillohen sistemet e magazinimit të energjisë, po rriten nevojat e industrisë, ndërsa në horizont janë konsumatorë të rinj të mëdhenj, përfshirë edhe qendrat e të dhënave (data centers).
“Kapacitetet prodhuese dhe rrjeti i transmetimit duhet të zhvillohen paralelisht. Nevojiten modernizim, linja të reja të transmetimit dhe nënstacione, kapacitet më i madh dhe menaxhim më i mirë”, tha Latifi para përfaqësuesve të institucioneve, kompanive energjetike, rregullatorëve, komunitetit akademik dhe atij inxhinierik.

Hapi tjetër kyç është që zhvillimi i rrjetit të ndjekë zhvillimin e prodhimit dhe konsumit, me fokus të veçantë te konsumatorët e rinj të mëdhenj, veçanërisht qendrat e të dhënave. Një rrjet i sigurt dhe fleksibil është parakusht për investime të reja dhe industri konkurruese, veçanërisht në kushtet e dekarbonizimit evropian dhe CBAM-it.
“Nevojiten modernizim, linja të reja të transmetimit dhe nënstacione, kapacitet më i madh dhe menaxhim më i mirë. Kjo është e rëndësishme për qendrat e të dhënave dhe sistemet e inteligjencës artificiale. Nuk është e rëndësishme vetëm sasia e energjisë, por edhe vendi i kyçjes, si dhe dinamika e rritjes së konsumit. Përcaktimi në kohë i investimeve, kushteve teknike dhe fazave të kyçjes për investitorin nënkupton parashikueshmëri; ndërsa për operatorin – detyrim që çdo kyçje të jetë teknikisht e justifikueshme dhe e qëndrueshme në planin afatgjatë”, theksoi Latifi.

Konferenca “ENERGJETIKA 2026” në ditët në vijim do të trajtojë çështjet që lidhen me zhvillimin e ardhshëm të sektorit energjetik të Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë te magazinimi i energjisë, mekanizmat e tregut, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe krijimi i një sistemi elektroenergjetik më fleksibil dhe më rezistent.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories