Takimi Mickoski-Jansha: Nuk kërkojmë rrugë më të shkurtër drejt BE-së, por proces të drejtë

Kryeministri Hristijan Mickoski në Nju Jork ka zhvilluar takim me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Maqedonisë, bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë në Evropë dhe rajon.

Pas takimit, Mickoski ka deklaruar se Maqedonia mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe reformave, por pret që procesi të bazohet në përmbushjen e kritereve dhe rezultateve të arritura.

“Ne nuk kërkojmë privilegje dhe nuk kërkojmë rrugë më të shkurtër. Kërkojmë një proces të drejtë dhe të parashikueshëm, në të cilin arritjet do të vlerësohen dhe Maqedonia do të respektohet si shtet dhe partner”, ka theksuar Mickoski.

Ai e ka përshkruar Slloveninë si një mik afatgjatë dhe partner të rëndësishëm të Maqedonisë në BE dhe NATO, duke shtuar se të dyja vendet kanë interes të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe realizimin e projekteve konkrete.

“Maqedonia nuk do të qëndrojë në vend ndërsa ndjek rrugën evropiane. Do të vazhdojmë të zhvillojmë ekonominë, të zbatojmë reformat dhe të forcojmë partneritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar kryeministri.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories