10.411 kundërvajtje me trotinetë, biçikleta e motoçikleta! Janë konfiskuar 423 mjete nga maji deri në gusht

Policia ka regjistruar gjithsej 10.411 kundërvajtje në trafik nga maji deri në gusht, gjatë kontrolleve të përforcuara ndaj drejtuesve të trotinetave elektrike, biçikletave, motoçikletave, mopedeve, triçikletave dhe katërçikletave.

Sipas MPB-së, numri më i madh, 7.303 kundërvajtje, janë për drejtim pa helmetë mbrojtëse. Janë evidentuar edhe 718 raste të drejtimit në sipërfaqe të papërshtatshme, 401 mjete të paregjistruara ose të pasiguruara dhe 322 raste të mosmbajtjes së jelekut reflektues.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 619 vepra penale, kryesisht drejtim i automjetit pa patentë shoferi. Policia ka sekuestruar gjithsej 423 mjete, prej tyre 20 trotinetë elektrikë dhe 403 motoçikleta, mopedë e triçikleta.

MPB njofton se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories