Mesazhi i Ramës: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës për të zhbërë vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raporton Shqiptarja.

Deklarata e tij vjen pesë ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Trupi gjykues i shpalli katër ish-krerët fajtorë për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Rama e ka komentuar edhe më herët vendimin e Speciales, duke reaguar publikisht pas shpalljes së aktgjykimit.

Mbrojtja e katër të akuzuarve ka paralajmëruar apelimin e vendimit të shkallës së parë

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories