Andonovski: Qendra nacionale e të dhënave do të ndërtohet deri në fund të mandatit të Qeverisë

Qendra nacionale e të dhënave do të ndërtohet deri në fund të mandatit të Qeverisë. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që gurëthemeli të vendoset vitin e ardhshëm.

Andonovski në intervistë për “360 gradë” mohoi se është dhënë leje dhe se është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e qendrës së të dhënave prej 100 megavatëve e cila do të përdorte ujë nga lumi Vardar.

Andonovski thotë se uji që do të përdorej për ftohjen e qendrave të të dhënave është, në fakt, ujë teknik i cili fitohet me gërmime në shtresën e brendshme të tokës dhe se ai nuk ka informacion se përdoret ujë nga lumenj dhe liqene për nevojat dhe funksionet dhe ftohjen e qendrave të të dhënave.

“Ne kemi ligje që rregullojnë dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në lidhje me mjedisin, dhe thashë – nuk do të merret asnjë vendim për të ndërtuar një qendër të tillë të dhënash nëse jemi të vetëdijshëm se kjo do të dëmtonte mjedisin. Shpesh marr shembullin e Sllovenisë, në Maribor, e cila përdor ujë, ai ngrohet në procesin e ftohjes së qendrës së të dhënave, pastaj përdoret për të ngrohur serrat ose për ngrohje në familje, ndërsa uji i ftohur kthehet në qendrën e të dhënave. Nukshpenzohet, nuk kemi konsum uji dhe nuk do të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë as këtu”, thekson Andonovski.

Në lidhje me pyetjen nëse operativa e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet ta ndërtojë qendrën e të dhënave, Andonovski vlerëson se ka mundësi, veçanërisht nëse ka mbështetje adekuate teknike, këshillim dhe mbikëqyrje nga jashtë.

“Pasi që bëhet fjalë për procedurë ndërkombëtare që varet nga financuesit, do të përcaktohet edhe mënyra se si do të zgjidhet kontraktori. Një pjesë e furnizimit kryhet në nivel kombëtar, varësisht nëse financuesit e lejojnë, ose ndërkombëtarisht. Megjithatë, mendoj se këtu, nëse kompanitë vendase cilësore bashkohen, kemi kapacitet. Tashmë kemi 7-8 qendra të dhënash që janë ndërtuar me një sipërfaqe më të vogël se kjo, por jo aq të vogël, nga kompani vendase. Ata kanë përvojë në ndërtim, kështu që mendoj se kemi kapacitet në vend për një investim të tillë”, vlerësoi Andonovski.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories