Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se këngëtarja e njohur shqiptare Rona Nishliu ndodhet në Shkup, ku po zhvillohen përgatitjet për koncertin që do t’i kushtohet festave të Nëntorit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mexhiti bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me artisten, ndërsa koncerti do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit.
“Po përgatitemi për një mbrëmje të bukur, me muzikë, kulturë dhe atmosferën e veçantë që sjellin festat e Nëntorit në Çair”, ka shkruar Mexhiti.
Sipas tij, aktiviteti synon të sjellë në Çair një program artistik të lidhur me historinë dhe kulturën shqiptare, duke i dhënë një dimension të veçantë festimeve të Nëntorit.
Detaje të tjera rreth datës, programit dhe pjesëmarrësve në koncert pritet të bëhen të ditura nga Komuna e Çairit.



