Ali Ahmeti përkujtoi dëshmorin e kombit, Beqir Limanin në 28-vjetorin e rënies heroike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Beqir Limani, në 28-vjetorin e rënies së tij.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti bëri të ditur se së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe në nderim të figurës së Limanit.

“Beqiri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, tribun i vegjëlisë, njeri i qëndresës dhe i sakrificës, i cili jetën e tij ia kushtoi idealit të lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, shkroi Ahmeti.

Ai theksoi se, edhe 28 vjet pas rënies së tij, kujtimi për Beqir Limanin mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij, sipas Ahmetit, vazhdojnë të jenë pjesë e historisë kombëtare dhe një amanet për brezat e ardhshëm.

Në fund të mesazhit, kreu i BDI-së përcolli nderimet për Limanin dhe për të gjithë dëshmorët e kombit.

“Lavdi e përjetshme Beqir Limanit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, përfundoi Ahmeti.

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories