Reagimi i parë i Thaçit pas dënimit me 25 vite, ja hapat që do të ndërmarrë

Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që e dënoi në shkallë të parë me 25 vite burg.

Përmes një mesazhi të publikuar nga avokati i tij, Luka Mishetiç, ish-presidenti i Kosovës falënderoi qytetarët dhe mbështetësit ndërkombëtarë për solidaritetin e treguar ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Thaçi u bëri njëkohësisht thirrje qytetarëve të Kosovës që reagimi i tyre ndaj asaj që ai e cilëson “padrejtësi” të jetë paqësor.

Mbrojtja njoftoi se aktgjykimi do të dërgohet në Apel, duke pretenduar se gjatë procesit janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, si dhe duke ngritur pretendime për cenimin e paanshmërisë së procesit.

Një nga pikat më të forta të reagimit lidhet me rastin e Behajdin Allaqit. Mbrojtja pretendon se Trupi Gjykues e lidhi publikisht Thaçin me vrasjen e tij, ndërkohë që provat për këtë çështje ishin mbajtur konfidenciale.

Sipas avokatit, Thaçi kërkon që këto prova t’i nënshtrohen shqyrtimit publik dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në vrasje.

Mbrojtja pretendon gjithashtu se disa prej përfundimeve të fajësisë janë mbështetur në prova të pamjaftueshme ose të pakonfirmuara dhe paralajmëron se këto çështje do të jenë pjesë e ankimit.

Njoftimi për apel pritet të depozitohet pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet problemi me transportin për studentët e UNT-së

Pas vitesh pritjeje dhe kërkesash për një linjë direkte...

Latifi: Për fëmijët tanë, investojmë në shkollat e Çairit!

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Çairit pritet...

VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

VLEN përmes një reagimi thekson se “Kazinomani Artan Grubi...

Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një...

Ademi për rastin Grubi: Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të vërtetën

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka...

Popular Categories