Neziri: Zhbërja e Gjykatës Speciale nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj

Analisti politik Xhelal Neziri në emisionin “Debat në Shenja” tha se shumica e shqiptarëve kanë pritur që katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë të shpallen të pafajshëm, ndërsa vendimi i kundërt ka shkaktuar reagime të shumta.

“Pritshmëritë te shumica e shqiptarëve ka qenë se katërshja në Hagë do të shpallen të pafajshëm dhe pikërisht kjo befasi e cila erdhi nga Haga, normalisht që ka ngjallur reagimet e shqiptarëve”, tha Neziri.

Sipas tij, reagimet kanë ardhur si nga qytetarët që i mbështesin ish-krerët e UÇK-së, ashtu edhe nga partitë e tyre politike. Neziri tha se pas vendimit vërehen edhe ndryshime në spektrin politik, duke theksuar se në Kosovë ka një unitet për t’iu përgjigjur kësaj sfide.

“Ka një unitet në Kosovë, që t’i jepet një përgjigje adekuate kësaj sfide, në kuptimin që të mos dëmtohet Kosova, por edhe në mundësitë që katërshja të shpallet e lirë”, tha Neziri. Ai shtoi se një zhbërje eventuale e Gjykatës Speciale nuk do t’i zhbënte vendimet e marra prej saj.

Lajmet e fundit

Arrestohet 25-vjeçari në Tabanoc, paraqiti patentë shoferi të falsifikuar sllovene

Më 6 nëntor 2026, rreth orës 17:10, në Pikën...

Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë...

(DOKUMENT) Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj...

BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike...

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Popular Categories