Kryetari i „Lidhja Shqiptare“, Ziadin Sela, ka reaguar përmes një statusi lidhur me zhvillimet e fundit në drejtësi dhe me sakrificën e atyre që, sipas tij, dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
„Ata mbrojtën jetën, i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri. Ndërtuan shtetin për të mbrojtur lirinë e të drejtës për jetë“, shkruan Sela.
Ai thekson se sakrifica e tyre, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me jetën, lirinë dhe ndërtimin e një shteti të lirë e të pavarur të Kosovës.
Duke iu referuar drejtësisë, Sela shprehet se „sot kur drejtësia dështoi si në shumë raste nga e kaluara jonë e hidhur si popull“, zemërimi duhet të shndërrohet në një proces gjykimi dhe të pritet me durim fjala përfundimtare.
„Sakrifica e tyre ishte jeta, liria, Kosova shtet sovran e i pavarur. E njëjtë është edhe sot, respektojeni atë, qetë me durim sepse fjala e fundit akoma s’është thënë!“, deklaron Sela.
Në fund të reagimit, kryetari i „Lidhja Shqiptare“ e përmbyll mesazhin me shprehjen: „Lira ka emër!“



