Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si zhgënjyes dhe thellësisht të padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar.
Nëpërmjet një deklarate publike, Mexhiti ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, mbrojtëse dhe e drejtë, e orientuar drejt lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit.



