Durmishi nga SHBA: Vlerësimi amerikan hap rrugë për investime të reja në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e ka cilësuar si sinjal pozitiv për ekonominë e vendit vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se projektet infrastrukturore dhe energjetike në Maqedoninë e Veriut krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane.

Durmishi tha se gjatë dëshmisë para Kongresit amerikan, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, veçoi pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e projekteve që forcojnë lidhjen rajonale.

“Ky vlerësim na gëzon, por njëkohësisht na obligon të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, synimi është krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve amerikane dhe evropiane, forcimin e kompanive vendase dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Durmishi theksoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për forcimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories