VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

Komunikata e VLEN-it

VLEN-i po i jep zgjidhje konkrete nevojës për hapësira shtesë në Universitetin “Nënë Tereza”, në kohën kur universiteti po përballet me rritje të numrit të studentëve.

Në kuadër të këtij angazhimi, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të hapësirave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për nevojat e universitetit. Kjo zgjidhje do të mundësojë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht deri në përfundimin e kampusit të ri.

Por kjo është vetëm zgjidhja e periudhës së ndërmjetme. Zgjidhja e përhershme është kampusi i ri i UNT-së, një investim prej rreth 42 milionë eurosh, për të cilin tashmë janë hedhur themelet.

Kampusi i ri do t’i sigurojë Universitetit “Nënë Tereza” hapësira moderne dhe kapacitete të mjaftueshme për studentët, stafin akademik, mësimin dhe kërkimin shkencor.

VLEN-i e sheh rritjen e numrit të studentëve si mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të UNT-së dhe jo si pengesë. Hapësirat e nevojshme po sigurohen tani, ndërsa kampusi prej 42 milionë eurosh do ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories