Mexhiti: Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe çlirim, presim një vendim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Mexhiti e ka cilësuar luftën e UÇK-së si një luftë për liri, dinjitet dhe çlirimin e popullit të Kosovës, ndërsa ka shprehur pritjen që procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të përfundojë me një vendim që, sipas tij, do të konfirmojë pafajësinë e tyre.

“Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin; viktima me dhunuesin”, ka shkruar Mexhiti, duke theksuar se sakrifica për çlirimin e Kosovës, sipas tij, nuk duhet të shndërrohet në agjendë politike kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se liria e Kosovës është arritur përmes sakrificës, guximit dhe gjakut, ndërsa ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, sipas tij, e bartin sot emrin e kësaj lirie.

“Momenti i së vërtetës po afron. Për ne, liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë, është amanet”, ka përfunduar Mexhiti.

Në fund të reagimit, ai ka përcjellë mesazhin: “Për lirinë, drejtësinë, dinjitetin. Për Kosovën.”

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories