Qamili për RTK: Rruga Tetovë–Prizren po bëhet realitet, nis puna drejt tunelit

Rruga e shumëpërfolur që pritet të lidhë Prizrenin me Tetovën ka nisur të jetësohet në terren, por përtej kufirit. Autoritetet lokale në Tetovë kanë filluar me vetëfinancim hapjen e trasesë së parë dhe kilometrave të para drejt vendit ku është paraparë tuneli ndërkufitar. Me hapjen e trasesë së parë lokale, hapi i rëndësisë jetike kalon te dikasteret qeveritare për të finalizuar projektin e madh infrastrukturor

Traseja që pritet të afrojë Tetovën me Prizrenin po hapet me ritme intensive. Deri më tani janë jetësuar kilometrat e para të qarkores mbi fshatin Shipkovicë, e cila parashihet të lidhet me pjesën ku do të hapet tuneli. Ky projekt po zhvillohet me buxhet vetanak të autoriteteve lokale të Tetovës, të cilët synojnë të mbyllin fazën e parë përpara se të kërkojnë mbështetjen e ekzekutivit qendror.

“Pra, nga fshati Shipkovicë deri te tuneli, i cili parashikohet të lidhë Tetovën me Prizrenin, projekt ky i cili kushton 250 mijë euro, i tëri i financuar nga Komuna e Tetovës, është duke u punuar intensivisht dhe së shpejti kjo trase pritet të depërtohet plotësisht. Më pas do të shkojmë me fazën tjetër, për asfaltimin e kësaj traseje, mirëpo për punën e asfaltimit të rrugës Tetovë–Prizren deri te tuneli do të shohim edhe mundësitë e bashkëpunimit edhe me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, tha Albi Qamili, Zv. kryetar i Komunës së Tetovës

Sa i përket ndërtimit të tunelit, nga Komuna e Tetovës njoftojnë se së shpejti pritet të hapet tenderimi për projektimin e tij. Ndërkaq, në takimin e fundit të zhvilluar në Shkup, zëvendësministrat e Transportit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova konfirmuan se dy qeveritë janë duke sinkronizuar hapat për pjesën ndërkufitare. Përmes një komunikate, Ministria e Transportit në Shkup ka sqaruar ecurinë e mëtejshme.

“Pas përfundimit të projektimit do të mund të përcaktohen në mënyrë precize edhe vlera e investimit për ndërtimin, mënyra e financimit dhe pjesa që do të mbulohet nga secila prej dy qeverive”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Projekti i rrugës Tetovë–Prizren synon të krijojë një korridor të ri tregtar dhe ekonomik, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e transportit ndërmjet dy shteteve. Me hapjen e trasesë së parë lokale, hapi i rëndësisë jetike kalon te dikasteret qeveritare për të finalizuar projektin e madh infrastrukturor./RTK/

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories