Qeveria ul TVSH-në për karburantet nga 18% në 10%: Zbutet goditja e çmimeve për qytetarët dhe ekonominë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%. Ky hap ndërmerret me qëllim mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe mbështetjen e ekonomisë në kushtet e gjendjes së krizës, e cila shkaktohet nga mundësia e çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, e cila theksoi se masa do të zbatohet nga ora 00:01 e datës 15 shtator 2026 deri më 28 shtator 2026 në orën 24:00.

Sipas përllogaritjeve zyrtare të Qeverisë, ulja e normës së TVSH-së do të ketë një ndikim të menjëhershëm në çmimet përfundimtare në pikat e karburantit:

Nafta: Në vend të një rritjeje të parashikuar prej rreth 5 denarësh, me zbatimin e kësaj mase pritet një ulje prej rreth 2 denarësh. Kjo përkthen një zbutje totale të goditjes së çmimeve prej rreth 7 denarësh për litër, ku çmimi i ri pritet të vendoset në rreth 99 denarë për litër.

Benzina EUROSUPER BS-95: Pritet të shitet me një çmimi të ri prej rreth 100,5 denarë për litër (me një rritje të zbutur prej 3,5 denarësh).

Benzina EUROSUPER BS-98: Çmimi i ri parashikohet të arrijë në rreth 102,5 denarë për litër.

Nga Qeveria nërmarrin këtë masë si një hapi konkret dhe të kohës për të ulur barrën financiare mbi familjet dhe bizneset vendore, ndërsa konfirmojnë se do të vijojnë të ndjekin me vëmendje dinamikën e tregut të derivateve të naftës për të marrë vendime shtesë nëse do të jetë e nevojshme.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories