Mexhiti uron Kurtin për rizgjedhjen: Mbështetje e plotë për Kosovën dhe luftën e pastër çlirimtare

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka uruar publikisht Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi përmes rrjeteve sociale, Mexhiti ka theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë te projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe integrimi evropian i rajonit.

Sipas tij, institucionet stabile të bazuara në vullnetin e sovranit janë garancia kryesore për një qeverisje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Në statusin e tij, Mexhiti ka përcjellë edhe një mesazh të fortë mbështetjeje për Kosovën sa i përket të kaluarës historike dhe proceseve gjyqësore, duke nëvizuar se asnjë vendim juridik apo i politizuar nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e luftës çlirimtare.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories