Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim

Aplikacioni celular m.Shërbime është gati dhe aktualisht po testohet. Ministri i Administratës Publike, Andonovski, njoftoi se aplikacioni do të prezantohet para qytetarëve në tetor.

m.Shërbime do të mundësojë ruajtjen dhe përdorimin elektronik të dokumenteve personale, përfshirë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit, si dhe qasje në disa shërbime elektronike të administratës publike. Përdorimi i aplikacionit nuk do të jetë i detyrueshëm dhe qytetarët do të mund të vazhdojnë të përdorin dokumentet fizike.

Aplikacioni është zhvilluar nga inxhinierë maqedonas në kuadër të një projekti prej 1.5 milionë eurosh, në bashkëpunim me Poloninë, Ukrainën dhe Bashkimin Evropian. Sipas Andonovskit, m.Shërbime do të zhvillohet më tej me funksionalitete të reja, me synimin që deri në vitin 2028 të shndërrohet në një portofol digjital evropian.

Ministri gjithashtu theksoi se disa institucione ende nuk pranojnë dokumentet elektronike, pavarësisht se kjo është detyrim ligjor.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories