Dorëzohet Përparim Bajrami

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është dorëzuar organeve të ndjekjes, pasi ishte në arrati, raportojnë mediat.

Në orën 05:35, Përparim Bajrami nga Kumanova, i lindur më 10 shkurt 1993, vullnetarisht dhe në këmbë është paraqitur pranë organeve kompetente.

Ndaj Bajramit ishte lëshuar masa “arrest”, me kërkesë të SPB-së – Sektorit për Kërkime, në përputhje me nenin 354, paragrafi 5, të Kodit Penal.

Masa është konfirmuar, pas së cilës Bajrami është privuar nga liria dhe do të dërgohet për procedurë të mëtejshme pranë organeve kompetente.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories