Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Tetova bëhet gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë një koncert madhështor me një nga emrat më ikonikë të muzikës shqiptare.

Më 15 shtator, në skenën e Tetovës ngjitet ELITA 5, grupi që prej dekadash ka shoqëruar breza të tërë me hitet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi e cila ka paralajmëruar një natë të veçantë në nderim të shtetit dhe qytetarëve.

Ky paralajmërim, madje hedh poshtë qëndrimet e BDI-së, e cila ka pretenduar se në programet shtetërore të përgatitura për këtë përvjetor dominon vetëm narrativi maqedonas dhe se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet.

“Hite të pavdekshme, atmosferë festive dhe një skenë që pritet të elektrizohet nga publiku – Tetova më 15 shtator do të jetë në qendër të festimeve. Një natë, një skenë, një emër që ka bërë histori, ELITA 5”, ka shkruar zëdhënësja Azizi.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories