20 mijë denarë për subvencionimin e zejtarëve

Zejtarët e Shkupit do të kenë mundësi më 30 nëntor të aplikojnë për shfrytëzimin e subvencioneve në vlerë 20 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtën e pjesëmarrjes në thirrjen publike e kanë zejtarët, banorët te qytetit të Shkupit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, nuk kanë shfrytëzuar mjetet e Qytetit të Shkupit në vitin aktual dhe zejtarët e regjistruar në pajtim me Ligjin për zejtarinë”, theksohet në Thirrjen Publike.

Përmes kësaj Thirrje Publike planifikohet ndarja e subvencioneve për zejtarët dhe zejet deficitare në zhdukje në qytetin e Shkupit për vitin 2026-të. Dokumentet duhet të dorëzohen në sektorin për zhvillimin ekonomike lokal në objektin e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit për këtë Thirrje publike ka ndarë 400 mijë denarë.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories