Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës

Një 45-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda të pjesëve metalike nga linja hekurudhore, njëra në territorin e Aerodromit dhe tjetra në Draçevë, përcjell TV21. Zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. më 3 shtator, pas një denoncimi për vjedhjet e kryera në infrastrukturën hekurudhore.

“Më 03.09.2026, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.S. (45) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak për kryerjen e dy vjedhjeve të rënda të pjesëve nga linja hekurudhore, njëra në territorin e SP Aerodrom dhe tjetra në territorin e SP Draçevë. Pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe Z.S. është ndaluar në SP Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ‘Hekurudhat e RMV-së’”, thonë nga MPB.

Rasti po dokumentohet nga policia dhe pas përfundimit të plotë të hetimit, ndaj 45-vjeçarit pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories