VLEN: BDI-ja të tregojë a e mohon Gëzim Ostrenin?

Komunikata e VLEN

Pas konferencës së djeshme për media të VLEN-it, në të cilën u ngritën publikisht deklaratat e Gëzim Ostrenit për Marrëveshjen e Ohrit dhe rolin e Ali Ahmetit, nga BDI-ja ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Është e pamundur që BDI-ja të heshtë përballë deklaratave të një prej figurave kryesore të vitit 2001, aq më tepër kur ato prekin drejtpërdrejt mënyrën se si është trajtuar gjuha shqipe në Marrëveshjen e Ohrit.

Prandaj pyetja është shumë e thjeshtë: A e mohon Ali Ahmeti Gëzim Ostrenin?

Kjo BDI është hipokrite deri në palcë. Sa herë që kapej ngushtë për hajni, dështime apo pazare në kurriz të shqiptarëve, Ali Ahmeti e
kishte përgjigjen gati. Fshihej pas Marrëveshjes së Ohrit për gjithçka që bëri dhe për shumëçka që nuk e bëri.

Por kësaj here, Marrëveshja e Ohrit i zuri ngushtë dhe ua mbylli gojën.

Jo për shkak të asaj që thotë VLEN-i, por për shkak të asaj që tha Gëzim Ostreni.

Ostreni tha publikisht se, derisa Ali Ahmeti drejtonte lojën politike, gjuha shqipe nuk u fut në Kushtetutë me emrin e saj. Madje, ai tregoi se vetëm shumë vite më vonë kishte kuptuar se formulimi kushtetues nuk ishte “gjuha shqipe”, por gjuha e një komuniteti që përbën mbi 20 për qind të popullsisë.

Ky nuk është pretendim i VLEN-it.

Këtë e tha Gëzim Ostreni.

Prandaj BDI-ja nuk mund të sillet sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton.

Nëse Ali Ahmeti e mohon Gëzim Ostrenin, le të dalë publikisht dhe të tregojë ku nuk qëndron deklarata e tij.
Nëse nuk e mohon, atëherë le t’u shpjegojë shqiptarëve se si nga kërkesa për një “shtet shqiptaro-maqedonas”, siç e përshkruan Ostreni, u përfundua te një formulim ku gjuha shqipe nuk përmendet me emër, por fshihet pas përqindjes.

BDI-ja nuk mund të heshtë përballë kësaj pyetjeje. Shqiptarët meritojnë përgjigje: A e mohon Gëzim Ostrenin, po apo jo?

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories