Ahmeti në pritjen për Ditën Kombëtare të Zvicrës: Marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të thellohen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të ambasadorit zviceran në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Christoph Sommer.

Përmes një postimi në fejsbuk profilin e tij, Ahmeti ka përcjellë urimet e tij për popullin dhe institucionet zvicerane, duke theksuar rëndësinë e Zvicrës si një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut.

“Zvicra është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, me një kontribut të çmuar ndër vite në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe institucional të vendit tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka veçuar edhe rolin e diasporës nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve.

“Njëkohësisht, ajo është shtëpi e dytë për një pjesë të madhe të diasporës sonë, e që përbën një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë”, është shprehur Ahmeti.

Në fund, kreu i BDI-së ka uruar që miqësia dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës të vazhdojnë të thellohen, mbi bazën e vlerave të përbashkëta, respektit dhe mirëkuptimit reciprok.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid0WzEgthQKKvXSWhRkyzyfZef4Fr7ekjTLwCgD

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories