Gjimnazi i Tetovës me investime të reja, Kasami: Nga premtimi te puna konkrete

Gjimnazi i Tetovës po përfitojnë nga një sërë investimesh në infrastrukturën shkollore, me synim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se në kuadër të investimeve po realizohen disa projekte në këtë institucion arsimor, përcjell ZYRTARE.net

Sipas Kasamit, fusha e sportit po shndërrohet në terren multifunksional, ndërsa po ndërtohet edhe një amfiteatër i ri. Gjithashtu, është duke u realizuar renovimi i sallës së sportit dhe krijimi i një biblioteke të re.

Në kuadër të punimeve janë renovuar edhe tualetet, janë lyer dhe freskuar klasat, ndërsa po ndërtohet edhe muri rrethues te fusha sportive.

Kasami ka theksuar se investimet synojnë krijimin e ambienteve më moderne, funksionale dhe dinjitoze për nxënësit.

“Nga premtimi te puna konkrete!”, ka shkruar Kasami në postimin e tij.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories