VLEN: BDI po krijon panik! Bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet

VLEN akuzon BDI-në se po krijon panik lidhur me projektin për bulevardin “Hasan Prishtina”, duke thënë se vetë e kishte lënë atë të parealizuar. Sipas Astrit Iljazit, projekti u promovua që në vitin 2021, ndërsa në vitet 2023 dhe 2024 ende po flitej për përgatitjen e dokumentacionit. Iljazi thotë se edhe Enti Shtetëror i Revizionit kishte konstatuar se për tre bulevardet, përfshirë “Hasan Prishtinën”, nuk ishin lidhur kontrata për realizim.

“Të mos ketë asnjë dilemë. Bulevardi “Hasan Prishtina” nuk është anuluar dhe do të ndërtohet. Projekti mbetet dhe zgjidhja do të vazhdojë. Ashtu siç do të përfundojë aksi nga Momin Potoku deri te “Slloveneçka”, puna do të vazhdojë edhe me bulevardin “Hasan Prishtina”, përmes Vizbegut. Hap pas hapi, por pa e lënë rrugën në gjysmë, siç bëri BDI-ja”, tha Astrit Iljazi, VLEN.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories