Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë në arsimin fillor dhe 64 mijë në arsimin e mesëm, sot nisin vitin shkollor 2026/2027.

Mësimi do të zhvillohet deri më 10 qershor 2027, ndërsa për maturantët përfundon më 17 maj. Pushimi dimëror do të zgjasë nga 31 dhjetori deri më 21 janar.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deri tani janë regjistruar 14.952 nxënës në klasë të parë dhe 16.932 në vitin e parë të arsimit të mesëm.

Në 620 nga gjithsej 1.023 objekte shkollore do të zhvillohet mësim me një turn. Ndërkohë, për shkak të mungesës së nxënësve, 26 shkolla rajonale do të mbyllen përkohësisht.

Për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore janë angazhuar 1.358 asistentë në arsimin fillor dhe 166 në arsimin e mesëm.

MASH njofton gjithashtu se janë siguruar 622 mijë tekste shkollore, ndërsa nga marsi i vitit 2027 mësuesit pritet të kenë rritje të pagave prej 7,5 deri në 10 për qind, në varësi të inflacionit.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories