Mickoski: Në Shkollën e mesme të policisë do të ketë paralele në gjuhën shqipe

Kryeministri Hristijan Mickoski ka siguruar se në Shkollën e mesme të policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera.

“Po, po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, ka thënë Mickoski.

Ai tha se interesi për këtë shkollë ka qenë i ulët, ndërsa shtoi se qeveria ka ulur kriteret.

“Nga gati 453 nxënës të regjistruar në shkollën e mesme, 41 në filtrin e parë janë me origjinë etnike jo-maqedonase. Pra, interesi është i ulët. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj segregacioni etnik. Ata që kanë kaluar filtrin bazë të parë, cili është? Duhej të kishin sjellje shembullore, të mos mungonin në orë, sepse këto janë standarde të NATO-s. Në fund të fundit, ne duam NATO-n, ne duam BE-në, kështu që duhet të ndjekim standardet. Vetëm ata me sjellje shembullore kalojnë në raundin e dytë. Dhe duhej të kishte një kufi prej 200 nxënësish të shkollës së mesme. Qeveria ka vendosur të pranojë të gjithë ata që kaluan filtrin e parë, që është sjellja shembullore, t’i pranojë”, ka thënë Mikcoski.

Lajmet e fundit

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit në Shkup, Sali i pranishëm në ceremoni

Në Shkup është inauguruar ndriçimi i ri i Urës...

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se...

Popular Categories