Azizi: Feja dhe kombi – dy shtylla të shqiptarisë

Debati që ka përfshirë ditët e fundit opinionin publik në Tetovë lidhur me raportin mes fesë dhe identitetit kombëtar shqiptar ka nxitur reagime të shumta. Në këtë debat është përfshirë edhe deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i cili përmes një reagimi ka bërë thirrje për ruajtjen e unitetit dhe harmonisë ndërfetare te shqiptarët.

Azizi vlerëson se feja dhe kombi janë pjesë e identitetit të përbashkët shqiptar dhe kundërshton përpjekjet për t’i vendosur ato në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Feja dhe kombi janë pjesë e identitetit tonë të përbashkët. T’i vendosësh përballë njëri-tjetrit nuk është vetëm gabim; është një përpjekje për të mohuar një realitet historik, kulturor dhe shpirtëror të popullit tonë”, shkruan Azizi.

Sipas tij, përkatësia fetare nuk mund të përdoret si kriter për të përcaktuar identitetin kombëtar të shqiptarëve. Ai e cilëson si të rrezikshme tendencën për t’i paraqitur shqiptarët myslimanë si “antishqiptarë”, duke theksuar se kjo qasje dëmton unitetin.

” ”
“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë fenë si kriter për të përcaktuar kush është apo nuk është shqiptar”, thekson deputeti i VLEN-it.

Azizi i referohet edhe traditës së tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare ndër shqiptarë, duke e cilësuar atë si një pasuri që duhet ruajtur dhe jo të përdoret si mjet për përçarje.

Në reagimin e tij, deputeti argumenton se feja dhe kombi nuk janë në armiqësi, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që të mos lejojnë që dallimet fetare të shndërrohen në konflikt identitar.

Në fund, Azizi paralajmëron se përpjekjet për ta vendosur kombin kundër fesë, apo fenë kundër kombit, mund të dëmtojnë interesin dhe unitetin e shqiptarëve.

“Shqiptarët kanë qenë dhe duhet të mbeten shembull i tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare”, përfundon Azizi.

Lajmet e fundit

Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë...

(DOKUMENT) Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj...

BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike...

Maksit i “djegë” jurisprudenca në shqip, kërcënohet me braktisjen e Qeverisë

“Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i...

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë...

Popular Categories