Tre shtetas të RMV-së humbin jetën në aksident të rëndë në Slloveni

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në Slloveni, i cili ka ndodhur rreth orës 16:30 në autostradën bregdetare.

Sipas informacioneve fillestare, një automjet në të cilin udhëtonin pesë shtetas maqedonas është përplasur me rimorkion e një automjeti transportues.

Drejtoria e Policisë së Koperit bëri të ditur se automjeti transportues kishte ndaluar për shkak të një defekti, ndërsa automjeti ka goditur pjesën e pasme të majtë të rimorkios.

Mjeku i pranishëm në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tre personave. Një tjetër i lënduar është transportuar me helikopter në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime, është dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor.

Autoritetet sllovene ende nuk kanë bërë të ditur identitetin, moshën apo gjendjen shëndetësore të personave që kanë mbijetuar.

Në vendin e aksidentit kanë intervenuar ekipe të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve mjekësore.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories