Nga 1 shtatori, rregulla të reja në Aeroportin e Shkupit – ja çfarë ndryshon

Nga 1 shtatori 2026, TAV Maqedoni do të zbatojë rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly”, e cila ndodhet në rrugën para ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Në këtë zonë, drejtuesit e automjeteve do të vazhdojnë të kenë të drejtë të ndalojnë falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë udhëtarë. Megjithatë, sipas rregullave të reja, çdo automjet do të mund ta shfrytëzojë këtë mundësi falas vetëm një herë brenda 24 orëve.

Hyrja dhe dalja e automjeteve do të kontrollohen përmes një sistemi automatik për njohjen e targave. Sipas TAV Maqedoni, ndryshimi synon të parandalojë qëndrimin e panevojshëm të automjeteve, të përmirësojë qarkullimin dhe të sigurojë hyrje më të sigurt e më të lehtë drejt terminalit, veçanërisht gjatë periudhave me numër të lartë udhëtarësh.

Për personat që kanë nevojë të qëndrojnë më gjatë, vazhdon të jetë në dispozicion parkingu i madh përpara terminalit, i cili ka 1.200 vende për automjete dhe gjashtë vende për autobusë.

Lajmet e fundit

Hoxha: Mbi 500 familje në Çair dhe Butel do të kyçen në rrjetin e ri të ngrohjes

Mbi 500 familje nga komunat e Çairit dhe Butelit...

Adnan Azizi: Mos e merrni seriozisht Maksin, për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj...

ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski,...

Alarm nga mjekët e Kumanovës: Kanceri i gjirit po zbulohet edhe te gratë nën 40 vjeç

Mjekët e Spitalit të Kumanovës paralajmërojnë se kanceri...

Një pjesë e shërbimeve bankare do të jenë të paqasshme deri të hënën

Sot dhe nesër, më 7 dhe 8 nëntor, priten...

Popular Categories