Latifi: Rruga drejt Bllacës është investim strategjik, lidhja me Kosovën nënkupton më shumë zhvillim

Implementimi i One Stop Shop në pikën kufitare Bllacë ka sjellë rritje të qarkullimit për rreth 40 për qind, ndërsa ndërtimi i rrugës drejt Bllacës pritet të ndikojë më tej në rritjen e frekuentimit dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, i cili përmes një statusi në Facebook thekson rëndësinë strategjike të lidhjes më të mirë infrastrukturore me Kosovën.

Sipas Latifit, gjatë ditëve të vikendit rreth 30 mijë njerëz kalojnë në kufirin e Bllacës, duke e bërë këtë pikë kufitare, pas Tabanocit, një nga pikat më të frekuentuara.

“Me implementimin e One Stop Shop, kemi shënuar rritje të qarkullimit për rreth 40%. Ndërtimi i rrugës drejt Bllacës pritet ta rrisë ndjeshëm këtë qarkullim, duke sjellë përfitime si për qytetarët, ashtu edhe për biznesin”, shkruan Latifi.

Ai vlerëson se investimi në rrugën drejt Bllacës nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por një vendim me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve me Kosovën.

Sipas tij, infrastruktura më e mirë do të mundësojë më shumë lëvizje, bashkëpunim ekonomik, shkëmbim tregtar dhe zhvillim.

“LIDHJA ME KOSOVËN ËSHTË LIDHJE ME ZHVILLIMIN”, përfundon Latifi.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories