Bilall Kasami: Më në fund nisëm punimet!

“Historike!” Me këtë mesazh, lideri i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur nisjen e punimeve për 10 kilometrat e autostradës Shkup–Bllacë, një projekt strategjik që synon të përmirësojë lidhjen rrugore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar rëndësinë strategjike dhe ekonomike të projektit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve me Kosovën.

“Më në fund vendosëm gurthemelin dhe filluam punimet për 10 kilometrat e autostradës Shkup-Bllacë”, ka shkruar Kasami.

Sipas tij, ky projekt do të ketë rëndësi të veçantë ekonomike për vendin, ndërsa realizimin e tij e ka lidhur drejtpërdrejt me angazhimin e VLEN-it dhe Qeverisë.

“Ky projekt strategjik që na lidh dhe afron me Kosovën, me rëndësi të veçantë ekonomike, po jetësohet falë vizionit dhe përkushtimit të VLEN-it dhe të Qeverisë!”, deklaron Kasami.

Në fund të mesazhit të tij, lideri i VLEN-it ka përgëzuar qytetarët për nisjen e projektit, duke e cilësuar këtë moment si një të arritur që duhet të kremtohet.

“I përgëzoj të gjithë qytetarët. Ta gëzojmë!”, përfundon Kasami.

Autostrada Shkup–Bllacë konsiderohet një projekt me rëndësi të madhe infrastrukturore, veçanërisht për përmirësimin e lidhjes me Kosovën dhe forcimin e qarkullimit ekonomik e tregtar ndërmjet dy vendeve.

Lajmet e fundit

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen...

Popular Categories