Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, ju ofroi ryshfet policëve serbë

Policia serbe ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar të Maqedonisë, i cili është përpjekur t’u japë ryshfet policëve pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik. Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Z.A. dje, me automjetin e tij, ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe ka lëvizur në korsinë e gabuar, transmeton Portalb.mk.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë, ai është arrestuar dhe i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

“Dyshohet se dje u ka ofruar para në formë ryshfeti policëve të Drejtorisë së Policisë së Trafikut, në mënyrë që të mos i shqiptojnë gjobë për kundërvajtjet në trafik, pasi gjatë drejtimit të një automjeti në autostradë kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe kishte lëvizur në korsinë e majtë, ndërsa korsia e djathtë ishte e lirë për qarkullim”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Lajmet e fundit

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja...

Latifi: Ditë historike për studentët shqiptarë, jurisprudenca do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, e ka cilësuar ditë...

Mexhiti dhe Kasami: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, e...

Shasivari: Ligji për provimin e Jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar nevojën për...

Izet Mexhiti priti ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş: Synohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,...

Popular Categories