Kasami: 109 vendime pune për Spitalin e Tetovës!

Spitali i Tetovës do të përforcojë kapacitetet e tij me 109 punonjës të rinj, njoftoi kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami duke vlerësuar se vendimet e reja të punës do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut.

“109 vendime pune për Spitalin e Tetovës! Forcojmë kapacitetet e spitalit dhe përmirësojmë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut”, shkruan Kasami.

Ai ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë që sot kanë marrë vendimet e punës, duke u uruar sukses në angazhimin e tyre të ri.

Sipas tij, investimi në personel dhe në sektorin e shëndetësisë është investim në të ardhmen e qytetit, ndërsa paralajmëroi se angazhimet do të vazhdojnë për sigurimin e kuadrit, kushteve dhe kapaciteteve të nevojshme për Spitalin e Tetovës.

Lajmet e fundit

Semaforët jashtë funksionit vështirësojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

Gazetar: Jahja Abazi - Alsat Mosfunksionimi i semaforëve në këtë...

Pajaziti: Pse heshtë Fatmir (Mos)Besimi për Alta Bankën!?

Shkruan: Naser Pajaziti Në gjithë debatin për Alta Bankën serbe...

Gostivar, dhunë në familje, policia privon nga liria dy persona

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin...

Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti bie për 31% brenda një dekade

Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut...

BDI: Qeveria VMRO-VLEN ia hapi dyert Alta Bankës së Beogradit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave...

Popular Categories