Ali Ahmeti rrëfen bisedën me Adem Jasharin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka rrëfyer detaje nga organizimi i lëvizjes shqiptare dhe procesi që, sipas tij, çoi në unifikimin e njësive të rezistencës nën emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ahmeti tha se gjatë asaj periudhe kishte pasur vetëm një bisedë të shkurtër me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari, përcjell Zyrtare.net.

“Unë kam pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin, që më paraqitet prej Tiranës dhe na thotë: ‘Na keni lënë në rrugë’. I them: ‘Po, përse ju kemi lënë në rrugë?’. ‘Duhet me na dalë zot, me na pajis, me na rregullu kështu’, më tha”, rrëfeu Ahmeti.

Ai foli edhe për zhvillimet dhe përpjekjet për organizimin e strukturave të rezistencës shqiptare, të cilat më vonë u unifikuan nën emrin UÇK./Zyrtare.net/

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories