Forcat speciale të Maqedonisë dhe SHBA-së zhvillojnë trajnim të përbashkët

Pjesëtarë të Batalionit të Forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Forcave Speciale të SHBA-së zhvilluan trajnim të përbashkët nga 14 korriku deri më 12 gusht, me qëllim avancimin e gatishmërisë dhe kapaciteteve operative

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, trajnimi përfshiu aktivitete të përbashkëta dhe skenarë stërvitjeje, përmes të cilëve pjesëtarët përmirësuan taktikat, teknikat dhe procedurat, si dhe shkëmbyen përvoja në fushën e operacioneve speciale.

“Veprimtari të tilla përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit aleat, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga Ministria theksojnë se trajnimet kontribuojnë edhe në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të forcave speciale për përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Lajmet e fundit

Virozat sezonale, rritet numri i pacientëve në spitalin e Tetovës

Temperaturat e ndryshueshme gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në...

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar...

Zhelina dhe Gramshi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore

Komuna e Zhelinës dhe Bashkia e Gramshit kanë nënshkruar...

Iseni: Macura i bleu aksionet për hyrjen në Alta Bankë drejtpërdrejt nga kompania e krushkut të Ali Ahmetit (VIDEO)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it,...

Popular Categories